close
EkonomiRajoni

KRIZA ENERGJETIKE “DRIDH” BALLKANIN PERËNDIMOR

energetska-kriza-960×539

“Në qoftë se për ju është e rëndësishme të tërhiqen njerëz, drejtori i Elektroekonomisë se Serbisë tashmë po jep dorëheqjen”, deklaroi presidenti Vuçiq pas kolapsit të elektrosistemit këtyre ditëve në vend, që la mijëra familje pa rrymë dhe ngrohje. Sipas Vuçiqit, Serbia rregullisht përballet me burime të pamjaftueshme të energjisë, sapo fillon moti i ftohtë.

ALEKSANDAR VUÇIQ, PRESIDENT I SERBISË

“Na ka ndodhur “stuhi e përsosur”, vetëm disa këtë nuk e pranojnë. Dëshiroj të shoh edhe pjesëmarrjen e qytetarëve, t’i dëgjoj kritikuesit, së bashku t’i zgjidhim problemet. Kur flasim për çmimin e rrymës dhe të gazit, të gjithë pyesin ku qëndron problemi? Nuk kemi mjaftueshëm, sapo të ftohet moti.”

Autoritetet në Beograd shprehin bindjen se nuk do të ketë restriksione të rrymës elektrike në vend, por këtë nuk mund ta garantojë askush. Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkësisë Ndërkombëtare Energjetike kanë ndërmarrë hapa për mbrojtjen e amvisërive dhe të bizneseve të vogla nga rritja e çmimit të rrymës për shkak të krizës energjetike që e dridh botën, por këtë komoditet nuk e kanë konsumatorët e mëdhenj.

BASHKËSIA ENERGJETIKE

“Shpenzime më të mëdha për momentin kriza u ka shkaktuar importuesve të energjisë elektrike, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ndërsa prodhuesit e rrymës elektrike në Bosnjë e Hercegovinë  gëzojnë të hyra rekorde, sepse nuk paguajnë tatim për dioksid karboni.”

Kosova këtyre ditëve e ka vënë në përdorim sistemin e vjetër të mazutit pasi mijëra shtëpi në Prishtinë mbetën pa ngrohje. Kosova importon shumë më tepër rrymë elektrike pasi  ra nga sistemi blloku në termoelektranën Kosova B./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia