close
Top LajmeVendi

KRIZA ENERGJETIKE: EDHE 2022 OPOZITA DHE POZITA E NISËN ME SULME

EVN-OBJAVUVA-OGLAS-ZA-PRAKTIKANTSKA-RABOTA

ASH PROPOZON ULJEN E TVSH-së OSE PAGESËN PËR NDRIÇIM PUBLIK

Vitin 2022 pozita dhe opozita e nisën me akuza për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Vmro Dpmne kritikon pushtetin se rritja erdhi si rrjedhoj e keqmenaxhimit. ASH propozon uljen e TVSH-së ose pagesën për ndriçim publik transmeton KlanM. Ndaj akuzave të opozitës ka reaguar partia në pushtet. LSDM thotë se  reagimi i shpejtë i institucioneve, mundësoi që energjia elektrike të rritet vetëm për 10%.

 

 Me sulme dhe akuza për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, po e nisin këtë vit pozita dhe opozita.
VMRO DPMNE, organizoi debat, i cili moderohej nga zëdhënësit e partisë, ku tentuan të shpjegojnë se rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit.
ELENA MARKOVA VELINOVA, SEKTORI I ENERGJETIKËS SË VMRO DPMNE-SË

Diku në fund të 2020, doli informata se MEPSO e përfundoi vitin me 6 milion euro humbje, kurse ELEM me 17 milion euro.
Kjo tregon se diçka  që nuk duhet të ndodhë po ndodhë në këto kompani transmeton KlanM. Më tutje, kemi një zvogëlim të madh të prodhimit të energjisë elektrike. Kemi një zvogëlim të madh të prodhimit vendor të energjisë elektrike. Në vitin 2020, ELEM, kompania shtetërore energjetike, e përfundon me 3600 gigavat orë, gjë që asnjëherë nuk ka ndodhur në Maqedoni. Për 2021 ende nuk ka raport, por sigurisht se do të jetë më pak se 3600 gigavat orë. Ky prodhim i zvogëluar, me një numër të zmadhuar të punësuarve, shkakton një sistem energjetik siç e kemi tani transmeton KlanM.

Nga VMRO DPMNE thonë se rritja e çmimit nuk është zgjidhje afatgjate, por vetëm një zgjidhje për të blerë ditësh. Velinova thotë se nuk mund të ketë shtet të shëndoshë, nëse nuk ka kompani energjetike të fuqishme që prodhojnë energji elektrike në vend transmeton KlanM. E nga Aleanca për Shqiptarët dolën me propozim konkret.
ILIRE DAUTI, DEPUTETE E ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
Të shqyrtojë mundësinë që për sa kohë zgjatë kriza energjetike të largojë 5% të TVSH-së, që në fatura me karakteristikat e përmendura më lartë, që kapte vlerën prej 3421 denarë, do të mundësonte ndihmë për të gjithë qytetarët në vlerë prej 156 denarë. Dhe propozimi i dytë, taksën e ndriçimit publik në vlerë prej 168 denarë, ta merr për obligim pushteti qendror t’ia mbulojë pushtetit lokal.
E për LSDM-në, reagimi i shpejtë i institucioneve, mundësoi që energjia elektrike të rritet vetëm për 10% transmeton KlanM.
BOGDANKA KUZEVSKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

Me reagimin e shpejtë dhe në kohë të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM, është parandaluar shok-çmim për qytetarët dhe zmadhimi drastik i energjisë elektrike. Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve për prodhim të energjisë elektrike, ka kontribuar që çmimi të rritet vetëm për 9, 48% që është larg prej prognozave të para për rritje mbi 25%. Në ndërkohë, tarifa e lirë në orët e vona të natës dhe të dielën, do të mbesin e restrikcione shtesë, nuk do të ketë.
Ditë më parë, në rrjetet sociale u lavdërua edhe Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili kishte shkruar se në të gjithë rajonin ka rritje më të madhe të energjisë elektrike dhe restrikcione. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia