close
RajoniTop Lajme

KRIZA ENERGJETIKE, KURTI: FAJI I QEVERIVE TË MËPARSHME

kurti-e1638726700348

 “EDHE UNË JAM I FRUSTRUAR NGA MUNGESA E ENERGJISË”


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë sërish përgjegjëse qeveritë e mëparshme për krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova. Sipas tij kjo duhet të shërbejë si rikujtim për gjendjen në të cilën e kanë lënë shtetin qeveritë e kaluara.

Ndërsa Kosova vijon të jetë në krizë energjetike, kryeministri Albin Kurti duket i pafuqishëm për tu përballur me të. Sërish ai ka bërë përgjegjëse qeveritë e mëparshme për situatën e krijuar, pasi sipas tij nuk kanë marrë masa për të evituar këtë problematikë.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ai tha se e kupton frustrimin e qytetarëve dhe se edhe vet është i frustruar me mungesën e energjisë, sipas tij kjo duhet të shërbejë si rikujtim për gjendjen në të cilën e kanë lënë shtetin qeveritë e kaluara.

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

“Kërkesa për energji është rritur çdo vit, por prodhimi nga KEK-u ka mbetur i njëjtë. Ndërkohë ka pasur vjedhje edhe vendime të gabuara që e kanë sjellë sektorin energjetik buzë kolapsit. Rrugëtimi që kemi filluar së bashku është me plot sfida por do të na dërgojë në ditë më të mira”

Ndërkohë qytetarët e Kosovës kanë parlajmërur protesta ditën e hënë kundër  kufizimeve të furnizimit me energji elektrike dhe do të kërkojnë dorëhqejen e ministrit përgjegjës për këtë sektor./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia