close
Top LajmeVendi

KRIZA ENERGJETIKE PËRPLAS VMRO-DPMNE-në DHE LSDM-në

vmro-sdsm-960×504-1-780×470-1

LSDM: NDALUAM RRITJEN ENORME TË ÇMIMIT, VMRO: S`KA ARDHMËRI ENERGJETIKE ME LSDM-në


Socialdemokratët sigurojnë se Qeveria, institucionet dhe ndërmarrjet kompetente të shtetit vazhdimisht janë duke ndërmarrë masa për tejkalimin e krizës energjetike dhe për të mbrojtur standardin e qytetarëve raporton KlanM.

DARKO KAEVSKI – DEPUTET I LSDM-së

“Prodhimi ditor I rrymës nga kapacitetet vendore në Janar është 14.191 megavat orë. Në Tetor 2021 ishte 13.815, kurse në muajin e njëjtë të vitit 2020 – 12.363. Për punë të papenguar të Termocentralit Manastir dhe Osllomej, janë siguruar sasi të mjaftueshme të thëngjillit. Këtë muaj planifikohet të lëshohet në përdorimi bloku I tretë I Termocentalit Manastir si dhe blloku I dytë I Termocentralit Negotinë” transmeton KlanM.

LSDM-ja mjaft është duke e gënjyer popullin për çmimin e rrymës – thonë nga VMRO-DPMNE-ja, ku sipas tyre qytetarët do të paguajnë 15% rrymë më të shtrenjtë.

STEVÇE ANTOVSKI – VMRO-DPMNE

“SHA ELEM nuk është në situatë të prodhojë rrymë elektrike. Nuk ka thëngjill në REK Manastir, hidroakumulimet janë thuajse të zbrazëta, Termocentrali Osllomej është jashtë prodhimit. Rritja e çmimit të rrymës elektrike dhe heqja e tarifës së lirë gjatë ditës, do të shkaktojë varfërimin e popullatës për më shumë se 15%. Kjo, në kombinim me çmimet e rritura të ushqimit është dëshmi se LSDM-ja po shkatëron Maqedoninë”  

VMRO-DPMNE dyshon se vendimi për pushim të detyrueshëm të punonjësve në ElektroEkonominë e Maqedonisë mund të hap “kutinë e Pandorës” që punonjësit që janë në pushim të detyrueshëm me 70% të pagës, më vonë tërësisht të humbin vendet e punës. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia