close
Top LajmeVendi

KRIZA ENERGJETIKE: SHA EEM VENDOS MASA TË KURSIMIT

ESM

HARXHIMET JOPRODUKTIVE JANË VËNË NË MINIMUM


SHA Elektro Ekonomia e Maqedonisë ka vendosur masa kursimi me qëllim të zvogëlimit të harxhimeve në kushte të krizës energjetike. Masat, siç thuhet në një komunikatë, kanë të bëjnë me uljen e harxhimeve joproduktive dhe realizimit të procesit prodhues me investimin e sa më pak resurseve njerëzore dhe materiale.

SHA EEM

“Në vazhdë është procedura për konstatimin e vendeve të punës që nuk janë të domosdoshme për prodhimin e energjisë elektrike për një periudhë të caktuar kohore. Kryerësit e vendeve të konstatuara të punës do të dërgohen në pushim të detyrueshëm, jo më të gjatë se tre muaj, konform Ligjit për marrëdhënie pune, me pagesën e 70% të rrogës”

Në komunikatë thuhet se janë zvogëluar apo tërësisht janë ndërprerë harxhimet tjera siç janë sponsorizimet, udhëtimet zyrtare që nuk lidhen me prodhimin e rrymës, në minimun është vënë pagesa e orëve të punës jashtë orarit, derisa pagesa ditore ligjore për udhëtime paguhet e përgjysmuar.

Është ndërprerë edhe furnizimi me vetura, përveç automjeteve që nevojiten për procesin prodhues, derisa përdorimi I automjeteve të udhëtimit është racionalizuar në minimun – thuhet në komunikatën e Elektro Ekonomisë së Maqedonisë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia