close
Vendi

KRIZA POLITIKE: BISEDIME DYPALËSHE DHE PARALAJMËRIME SE DO TË KETË MARRËVESHJE!

no thumb

 

Dialogu për dalje nga kriza politike mori një kahje të papritur. Parititë diskutuan rreth implementimit të marrëveshjes së Ohrit.

Në diskutime u përfshinë tre nga katër partitë politike me mungesë të Partisë Demokratike Shqiptare e cila po bojkoton bisedimet në fjalë.

“Ne nuk duam të merremi me konstatime, por duam të arrijmë zgjidhje cilësore për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve dhe marrëdhëniet ndëretnike, të cilat do të diskutohen në kuadër të grupit punues që drejtohet nga ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian, z.Piter Van Hojt” – thotë Bekim Fazliu – PDSH.

Nga Sekretariati për implementim të Marrëveshjes së Ohrit bënë me dije se implementimi i Marrëveshjes pritet të jetë temë e shpeshtë në bisedime mes subjekteve politike.

“Grupet punuese prezentojnë punën e tyre në bashkëpunim dhe me mbështetje të OSBE-së dhe Institutit Evropian për Paqe. Do të dalim me të gjitha rezultatet. Sot është vetëm një ditë pune e grupit punues.” – deklaron Ejup Alimi – Sekretar shtetëror për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit.

Burimet brenda palëve negociuese njoftojnë se bisedimet do të vazhdojnë në nivel dypalësh për sa i përket çështjeve ende të hapura si ajo e prokurorisë speciale, ligjit për përgjimet dhe informatorët, por edhe çështja e ministrave dhe zv/ministrave.

Deri tani jo të gjithë afatet  janë respektuar. Mbetet të shihet se a do të ndikojë ky zinxhir i shkeljes së afateve, në publikimin e Raportit të Progresit që duhet ta bëjë Komisioni Evropian në ditët në vijim. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia