close
VendiVideo

KRIZA POLITIKE: MOMENTI ËSHTË – SONTE!

no thumb

Ka mbërritur diku nga mesdita, ka paralajmëruar se në Shkup do të kërkojë përparim për zbatimin e Marrëveshjes politike dhe ka lënë të kuptohet se e ka të rezervuar biletën  për nesër – herët në mëngjes!

Bisedimet e komisionerit për zgjerim, Johanes Han, duket se kanë për të rezultuar me sukses – në fakt kjo është përshtypja e burimeve që kanë asistuar në takimet veçmas të zyrtarit nga Brukseli me të katër krerët e partive  kryesore – Gruevskin, Ahmetin, Zaevin e Thaçin. Sidoqoftë epilogu i misionit të zotit Han do të dihet sonte, për shkak se takimi i përbashkët është në zhvillim e sipër.

Para kësaj, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka takuar ambasadorin amerikan në Shkup Xhes Bejli. Në njoftimin e BDI-së pranohet se zhvillimet e fundit kanë qenë kryefjala e bisedimeve:

Z. Ahmeti dhe Ambasadori Bejli kanë diskutuar rreth ngërçit politik që po mban peng të ardhmen EuroAtlantike të vendit. Ahmeti theksoi  se BDI-ja mbështet marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtarë dhe zbatimin e tyre të përpikshëm.  Ai gjithashtu shprehu bindjen se Këshilli i Prokurorëve do të tejkalojë pengesat në drejtim të vendosjes së zyres së Prokurores Speciale dhe do të mundësojë punën e papenguar të këtij institucioni. Zoti Ahmeti bëri thirrje që liderët t’i respektojnë edhe zotimet e tjera që rrjedhin nga marrëveshjet për dalje nga kriza me qëllim që të mundësohen zgjedhje të ndershme e demokratike. /K. S./

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia