close
Vendi

KRIZA POLITIKE: PËRPARIM I VOGËL NË BISEDIMET

przhino

Pas më shumë se tri orë ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të katër partive politike në Përzhinë. Është arritur një përparim i vogël, por partive u duhen kohë  shtesë për konsultime. Do të vazhdojmë nesër – ka theksuar ambasadori i BE-së Aivo Orav pas takimit.

Përfaqësuesit e partive politike janë larguar pa dhënë deklarata. Edhe në takimin e sotëm është biseduar për çështjet kyçe siç janë lista zgjedhore dhe reformat në media… Pritet që deri në fund të javës të arrihet një marrëveshje, kurse detajet e fundit do të rregullohen në një takim liderësh. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia