close
VendiVideo

KRIZA POLITIKE: SEKTORI CIVIL KËRKON PËRFSHIRJE NË ZGJIDHJEN E KRIZËS 

no thumb

Sektori qytetar po intensifikon aktivitetet e saja për shpëtim të marrëveshjes së Përzhinës. Ata po kërkojnë zhbllokim të bisedimeve dhe jetësim sa më të shpejt të “Përzhinës”.

Avokati Dragan Malinovski thotë se nuk dihet se si do tejkalohet kriza politike, mirëpo marrëveshja duhet jetësuar sepse populli është në skaj me durimin.

“Nga ajo që e di, duhet patjetër të tejkalohet kjo krizë, pasi kjo gjendje e tashme nuk është e qëndrueshme nëse shihet në periudhë më të gjatë. Nuk po flas në emër të ndonjë institucioni qoftë ai gjykatë apo tjetër, por po flas si shoqëri dhe ne gjithnjë e më shumë po fundosemi, gjë që shihet, andaj kjo agoni duhet të përfundojë.” –shprehet Dragan Malinovski – Avokat.

Margarita Nikollovska thotë se negociatat e deritanishme as nuk kanë depërtuar në sipërfaqen e problemit të krizës.

“Ajo që po më brengos është fakti që reformat më të rëndësishëm akoma nuk janë prekur, si gjyqësori, problemi i mediave të cilat janë plagë kanceri në shoqërinë tonë. Kur pikat e para nuk respektohen dhe nëpërmjet tyre nuk ka vullnet për t’u realizuar marrëveshja,  nuk e di se si do të arrijmë deri  te ato çështjet thelbësore të cilat me vite janë veçuar si cak me problem.” – deklaron Margarita Caca Nikollovska – Gjykatëse.

Shoqëria civile protestoi kundër ekskluzivitetit të procesit të dialogut ndërpolitik. Kërkoi çasje në zgjidhjen e krizës.

“Duam të dijmë se si ne, si qytetarë aktiv, të kontribojmë  në këtë proces. Ky proces nuk është ekskluziv dhe qytetarët duhet ta kenë vendin e tyre nëpërmjet propozimeve tona të tejkalohet kjo situatë e krijuar.”  – thotë Aleksandar Jovanovski – Organizata “Rrjeti 23”.

Debati për gjetje të zgjidhjes për dalje nga kriza politike u mbajt nën moton Marrëveshja vdiq, rroftë marrëveshja”. /K. S./

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia