close
VendiVideo

KRIZA POLITIKE: ZVARRITJE – PËR TË BLERË KOHË

Aivo-Orav-dhe-Baily-1-1200×630

Ndërsa vazhdojnë bisedimet ndërpartiake për harmonizimin e qëndrimeve lidhur me përmbushjen e kushteve dhe caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, njohësit e rrethanave thonë se forcimi i pozicioneve dhe blerja e kohës, në funksion të kësaj, është arsyeja kryesore për zvarritjen e gjetjes së zgjidhjes kompromise.

Gazetari dhe ish-deputeti Safet Bishevac, vlerëson se  shtyerja e zgjidhjes  është  në fakt përpjekje e ish-kryeministrit Gruevski që t’i sigurojë kohë partisë së tij për t’u përgatitur për zgjedhjet në të cilat – nuk do të humbasë.

Thënë shkurt, mendoj se pushteti kërkon kohë për të organizuar deri në fund sistemin përmes të cilit gjatë këtyre 7-8 viteve të kaluara e ka kontrolluar shoqërinë. Nikola Gruevskit i duhet kohë plotësuese që t’i ngjeshë radhët për shkak se, të mos mashtrohemi, pas ‘bombave’ të Zaevit dhe në bazë të kësaj që po ndodhë së fundmi, ato seriozisht janë luhatur. Atje tashmë po zhvillohet betejë për liderin e ri të partisë dhe Nikola Gruevski, sipas meje, po tenton t’i gjejë kohë partisë për të dalë në zgjedhje në të cilat nuk do të humbasë.

Edhe profesori universitar Milaim Fetai, çmon se zvarritja e arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme në fakt, është përpjekje e LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së, për të blerë kohë, me qëllim të përforcimit të pozicioneve.

Sa i përket zgjidhjes së mundshme, edhe Bishevac edhe Fetai mendojnë se palët negociatore janë afër marrëveshjes. Të dy përmendin vullnetin politik, por edhe mes tyre ka dallime:

Të shpeshtën flitet se është i nevojshëm vullnet politik. Unë mendoj se një punë të këtillë nuk mund ta kërkojmë nga këta njerëz, nga kjo garniturë politike e cila merr pjesë në bisedimet për zgjidhjen e krizës. Mendoj se duhet një forcë e re politike e cila do të jetë kombinim i diçkaje që po ndodhë në shtet dhe duhet presion i fuqishëm i komunitetit ndërkombëtar për të cilin mendoj se më nuk ka kurrfarë arsyetimi, për mbështetjen e një sistemi i cili e solli shtetin në këtë derexhe. Prandaj mendoj se ajo forcë politike do të vijë në shprehje në zgjedhjet e para të radhës që do të jenë të ndershme, demokratike dhe të lira.

Rrjedhimisht, burime të afërta me palët negociatore theksojnë se në debatin për dikasterin e Ministrisë së Brendshme, krahas VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së, në tavolinë është edhe propozimi që si zgjidhje kompromisi- kreu i Ministrisë të jetë – shqiptar. Diçka që, thonë të njëjtat burime, nuk është pranuar nga të dyja palët maqedonase- të pranishme në bisedime. Thelbi i mospajtimeve ndërkaq, për arsye të njohura, ka të bëjë me kompetencat e ministrit të Brendshëm. /S. Xh. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia