close
Top LajmeVendi

Kriza ukrainase: S`ka njoftime për mbyllje të fabrikave në ZIZHT

gaz

DESPOTOVSKI: PAGA MESATARE NË ZIZHT TEJKALOI PAGËN MESATARE NË EKONOMINË KOMBËTARE

Eksportet në tremujorin e parë të vitit 2022 janë janë rritur për  10 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importet po rriten me një ritëm të caktuar, por më ngadalë me rreth dy për qind, kurse  numrit të të punësuarëve në tremujorin e parë të 2022 është rritur për katër për qind, kështu njoftoi drejtori i Zonave industrial Teknologjike në vend Jovan Despotovski.

Nuk ka paralajmërime se për shkak të konfliktit Rusi – Ukrainë, disa kompani në Zonat Industriale Zhvillimore Teknologjike do t`i mbyllin kapacitetet dhe do të largohen nga vendi – ka theksuar Drejtori I Drejtorisë së Zonave Ekonomike, Jovan Despotovski, i cili gjithashtu ka siguruar se nuk ka indikacione se mund të ndodh ndërprerja e furnizimit me gaz për kompanitë e Zonës, duke besuar se vendi ka edhe opsione rezervë që mund të vehen në funksion.

Sipas tij, në përfundim e sipër janë bisedimet me një kompani të madhe kanadeze, që tashmë është e pranishme në vend, kurse planifikon t`i zgjerojë kapacitetet.

JOVAN DESPOTOVSKI – DREJTOR I DREJTORISË SË ZIZHT-së

“Nga ky vit kemi disa marrëveshje të reja që janë në fazën përfundimtare dhe së shpejti presim prezantimin e tyre si investime të reja. Por, nga kompanitë ekzistuese nuk kemi paralajmërime për mbyllje të kapaciteteve”

Paga mesatare neto në Zonat Ekonomike, vitin e kaluar ka qenë 29.599 denarë që për 3% është më e lartë se paga mesatare në vend, kurse numri mesatar I të punësuarve ka arritur në 13.650, për dallim nga viti 2020 kur ishte 13.014.

 JOVAN DESPOTOVSKI – DREJTOR I DREJTORISË SË ZIZHT-së

“Për herë të parë gjatë 15 viteve, paga mestare në Zonat ka tejkaluar pagën mesatare në ekonominë e vdenit. Rritja e pagave ka të bëjë me angazhimin e kompanive, ndryshimin e pjesërishëm të strukturës së të punësuarve, por edhe realizimi I një pjese të investimeve të reja, modifikimit të masës për krijimin e vendeve të punës si dhe mundësisë që kompanitë të shfrytëzojnë mbështetje për aftësitë e të punësuarve”

Despotovski njoftoi se gjithsej 22 kompani nga Zonat Ekonomike kanë rritur numrin e punësimeve, shtatë kanë ulur dhe pesë kanë pasur numër të njëjtë të të punësuarve. Për sa i përket të ardhurave, 24 kompani kanë shënuar rritje kurse tetë- rënie./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia