close
Bota

KROACI: NGRITET CENTRALI I PARË GJEOTERMIK

PXL_050216_12585812.jpg.688x388_q85_crop_upscale

Investimet prej 45 mil eurosh kthehen për 10 vjet


Kohët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për burimet e ripërtëritshme të energjisë, si një rrugë e mirë për zbutjen e problemeve të ndotjes së mjedisit. Kroacia, ndërkaq është bërë vendi i parë në rajon, e mbase edhe më gjerë, që mundohet të zhvillojë marrjen e energjisë – nga Toka. Atje, sikurse njofton televizioni kroat, është ngritur centrali i parë gjeotermik që furnizon rreth 20 mijë banorë. Investitori nga Turqia, paralajmëron edhe ndërtimin e centralit të dytë.

Në prodhimin e energjisë elektrike, burimet e ripërtëritshme, në Kroaci përbëjnë rreth 20 për qind. Potencialet e saj, veçmas burimet gjeotermike, janë shumëfish më të mëdha. Televizioni Kroat njofton se në këtë vend është ngritur centrali i parë gjeotermik. Inxhinieri kroat që është në ballë të këtij projekti, Domagoj Gojeviq, shpjegon se për prodhimin e energjisë elektrike shfrytëzohet njëri ndër burimet më të nxehta me ujë që arrin rreth 17o gradë. Kjo, thotë ai për televizionin kroat, është njëra nga mundësitë: ‘Ky ujë mund të përdoret. Uji gjatë daljes nga procesi është me një temperature prej 80 gradësh, kështuqë mund të shfrytëzohet për nxemjen e serave.’ -tha Inxhinieri Domagoj Gojeviq,

Centrali me një fuqi prej 10 megavatësh, aktualisht i livron Ndërmarrjes Kroate të Elektroekonomisë vetëm energji elektrike që mbulon nevojat e gjysmës së qytetit të Bjelovarit, me mbi 40 mijë banorë, në pjesën qendrore të Kroacisë.

Ekspertët thonë se kjo republikë ish-jugosllave, anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2013, posedon burime të mjaftueshme për ngritjen edhe të paktën 50 centraleve të tjera gjeotermike. Leverdia nga investimi i parë, e ka shtyrë një investitor nga Turqia që t’i rreket edhe ngritjes së centralit të dytë

‘Presim që centrali të jetë me një fuqi prej 20 megavatësh dhe shpresojmë se do të mund të ngritet brenda katër-pesë vjetësh’, – tha Dragutin Domitroviq, bartës i projektit. Në të janë investuar rreth 45 milionë euro, kurse parashikimet janë që investimet të kthehen brenda dhjetë vjtësh. /HTV&Klan Macedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia