close
Rajoni

KROACI: TËRMETE NË VERIPERËNDIM TË VENDIT

7133F4C7-5846-4ACC-B854-04703D8F97E6

LËKUNDJET NDJEHEN NË ZAGREB, PETRINJE, SISAK…

 

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur sot në mëbgjes Kroacinë. I pari me intensitet prej 5 ballësh sipas Rihterit ndodhi në orën 06.30, kurse më vonë rreth orës 07.50 ndodhi tërmeti I dytë prej 4.9 ballë.

Qendra evropiane mesdhetare sizmike njoftoi se epiqendra e dy lëkundjeve ka qenë në afërsi të Petrinjes, kurse tërmeti është ndjerë në Zagreb, Rijekë dhe Sisak, ku një numër I madh I qytetarëve kanë dalë nëpër rrugë për shkak të frikës së lëkundjeve tjera. Në disa qytete janë shënuar dëme materiale nëpër banesa.

Autoritetet e shërbimit sizmik në Kroaci, kanë paralajmëruar qytetarët për mudnësinë e lëkundjeve të reja orëve dhe ditëve në vazhdim në rajonin e Petrinjes dhe Sisakut.

Shërbimet e zjarrfikësve kanë vizituar vendet më kritike me qëllim të konstatimit të dëmeve dhe për t`iu oruar ndihmë qytetarëve më të rrezikuar. Në disa ndërtesa është ndaluar hyrja e banorëve.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, Presidenti Zoran Milanoviq dhe Ministri I Shëndetësisë Vili Berosh kanë vizituar disa vende të goditur nga tërmeti. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia