close
Bota

KROACI: ZGJEDHJE NË KUSHTE TË PANDEMISË

5585f760539b2e99110dc7b759384d773a2b6bfc

Kroatët votojnë sot për zgjedhjet e dhjeta parlamentare, jubilare, që nga pavarësia e vendit në fillim të viteve nëntëdhjetë. Zgjidhen 151 deputetë, prej të cilëve 140 në dhjetë njësi zgjedhore, tre në diasporë, tetë deputetë u përkasin pakicave kombëtare në njësinë e 12 të cilën e përbën i gjithë shteti.

Në rreth shtatë mijë veendvotime të hapura në orën shtatë[ të mëngjesit, të drejtën e votes pritet ta ushtrojnë  afro tre million e 860 mijë kroatë nga vendi dhe diaspora. Gjatë fushatës dyjavore votuesit kanë pasur mundësinë të njihen me programet zgjedhore të afro dy mijë e 700 kandidatëve me 192 lista zgjedhore. Agjencfitë e lajmeve raportojnë se pandemia e koronavirusit ka shkaktuar  vështirësi në procesin e organizimit të zgjedhjeve. Rreth 100 anëtarë të këshillave zgjedhore janë tërhequr nga frike e sëmundjes së Covid-19, , ndonëse vetëm dhjetë për qind e votuesve në vetizolim kanë shprehur dëshirën për të votuar. Për shkak të krizës, votimi zhvillohet sipas kushteve të reja epidemiologjike: votuesit në hyrje të vendvotimeve dezinfektojnë duart, rekomandohet mbajtja e maskës të cilën do të mund ta heqin për pak – sa zgjat identifikimi. Votuesit duhet të posedojnë edhe stilolapsin me të cilin do të votojnë.  Në qendrat e votimit hyhet një nga një  duke e ruajtur distancën fizike. Kjo ka bërë që në disa vendvotime radhët e pritjes të jenë më të gjata. Perosnat e infektuar, por me të drejtë vote, do të votojnë nëpër shtëpitë e tyre por pa kontakte direkte as me të prekurin e as fletëvotimin, por kjo bëhet, sikurse thuhet, nëpërmjet personave të besueshëm.

Rreziku nga koronavirusi ka bërë që të mos përjashtohet jehonë e vogël e daljes në vendvotime. Të gjitha sondazhet thonë se fituesi  do të dale mes bllokut të prirë nga Bashkësia Demokratike Kroate(HDZ) të kryeministrit Andreja Plenkoviq, një parti kjo e qendrës së djathtë, dhe  grupimit rreth Partisë Socialdemokrate opozitare të qendrës së majtë, por vëzhguesit përjashtojnë mundësinë që nga këto zgjedhje të dalë ndonjë fitues absolut. Vendovitem mbyllen në orën 19, ndërsa rezultatet e para priten pas orës 21. /Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia