close
EkonomiVendi

KRRE: NGA VITI I ARDHSHËM PROCESI SERIOZ I GAZIFIKIMIT

45A9C952-C1C9-4718-BBF3-1FAAEF4CE4B4

PROPOZIM NDRYSHIME TË LIGJIT PËR NDËRTIM NË PJESËN E NGROHJES QENDRORE


Në përgatitje është Ligji I ri për ndërtim, sipas të cilit në të ardhmen, të gjitha njësitë banesore do të duhet të ndërtohen me kycje në sistemin qendror – ka njoftuar Kryetari I KRRE-së, Marko Bislimovski gjatë një takimi me Shoqatën e Ndërtimtarisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Kryetari I Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski pas takimit të sotëm me sektorin e ndërtimtarisë shfaqi shpresën se nga viti I ardhshëm do të fillojë procesi serioz I gazifikimit. Sipas tij, mundësitë që hapen, për qytetarët do të sjellin ambient më të pastër dhe cmime më të ulëta të gazit.

“Ne ramë dakord që së bashku të shqyrtojmë dhe modifikojmë propozimin tonë në mënyrë që ta bëjmë atë të zbatueshëm në praktikë. Qëllimi ynë është që të ndërtojmë rrjetë në tërë teritorin e vendit të ndërtojmë rrjetë e sila do të siguroj një ambiientë më të pastër dhe më efikas,  ndërsa çmimi i energjisë së përdorur nga qytetarët nuk paraqet një barrë të konsiderueshme”. tha Marko Bislimovski – Kryetari i KRRE-së

Nga sektori I ndërtimtarisë thonë se me padurim presin gazifikimin e plotë. Shumë ndërtesa, sic tha Bislimovski,  përkundër mundësisë, refuzojnë të kycen në sistemin e ngrohjes qendrore. Sipas Shoqatës së Ndërtimtarisë, kjo ndodh për shkak të cmimit të lartë të kycjes.

“Qëllimi i vetëm është që të kemi kushte më të mira që do tu ofronim klientëve dhe të zgjidhim konkurrencën e pandershme dhe cilësinë më të dobët në ndërtimin e ndërtesave. Shpresoj që të kemi sukses dhe të sigurojmë kushte më të mira për qytetarët”. thotë Andrea Serafimovski nga Shoqata e Ndërtimtarisë

Sic thanë nga Shoqata e Ndërtimtarisë tashmë kanë filluar negociatat me KRRE-në për ligjin e ri, kurse javën e ardhshme do të ketë takime me përfaqësues të Ministrisë për Transport dhe Lidhje për krijimin e ligjit për ndërtim.

Bislimoski njoftoi se se procedura për zgjedhjen e një partneri publik për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit natyror në të gjithë vendin është duke u zhvilluar, duke u shprehur optimist se deri në fund të vitit do të përfundojë procedura./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia