close
EkonomiVendi

KRRE: RRYMA ELEKTRIKE SHTRENJTOHET PËR 7.4%

bislimovski

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar se nga muaji I ardhshëm për 7.4% rritet cmimi I energjisë elektrike. Si shkak përmendet pandemia me COVID-19 dhe humbjet në profitin e kompanive që merren me prodhimin e rrymës elektrike.

Kryetari I Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski ka theksuar se rryma elektrike për të gjithë konsumatorët nga muaji I ardhshëm do të shtrenjtohet për 7.4 përqind.

“Ne e dijmë se ky vendim për rritjen e çmimit të rrymës elektrike do të ndikojë ndaj të gjithë konsumatorëve. Si shembull, tani llogarisë prej 1500 denarë do t`i shtohen edhe 100 denarë”

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja duke thënë se Komisioni Rregullator për Energjetikë që është në kontrollin e LSDM-së ka goditur xhepin e qytetarëve.

“Paratë që LSDM-ja I harxhoi për mitmarrje tani po I kthen në buxhet përmes rritjes së cmimeve, që duhet ti paguajnë qytetarët. Amvisëritë në vend tani duhet ta mbulojnë korrupsionin zgjedhor të LSDM-së. Ky është një përshëndetje nga Zoran Zaevi. Rritja e cmimit të rrymës në kohë të krizës-korona mund të bëhet vetëm nga një pushtet që kujdeset për vetveten dhe interesat e sa, pushtet I cili popullin e ka në vend të fundit”

Edhe me korigjimin e cmimit, Maqedonia e Veriut edhe mëtej ka cmimet më të lira në rajon dhe Evropë për rrymën elektrike – reagojnë nga LSDM-ja.

“KRRE që mori këtë vendim për korigjimin e çmimit është një institucion i pavarur dhe me profesionalizëm të lartë që gjatë dy viteve bëri dhe zbatoi reforma të shkëlqyera në veprimtarinë e tij. Besojmë se vendimet e tyre janë në drejtim të mbrojtjes së interesit të qytetarëve.

Bislimovski ka thënë se pandemia me COVID-19 negativisht ka ndikuar tek profiti I kompanive elektro-energjetike dhe hidrocentralet në pjesën e shitjes së tepricës së rrymës elektrike jashtë kufijve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia