close
Top LajmeVendi

KRRE solli vendim: Çmimet e karburanteve mbeten të njëjta

Karburanti-nafta-640×440-600×360

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin,
me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,55% në raport me vendimin e datës 4.4.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,492 den/kg dhe tani do të jetë 52,662 den/kg. Nga data 8.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 82,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 78,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,662 (denarë/kilogram)

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,882 %, te nafta për 1,483 %, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 0,917
% dhe te mazuti ka ulje për 3,347% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është më i lartë për 0,049%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 8.4.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia