close
Rajoni

KRYEMADHI: RAMA, PENGESA E VETME PËR RRUGËN DREJT BE-SË

monika-kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi këtë të shtunë se integrimi evropian është i pamundur me kryeministrin Edi Rama. Ajo zhvilloi një konferencë për mediat një ditë pasi Shqipërisë iu dha një JO për çeljen e negociatave.

Sipas Monika Kryemadhit, dorëheqja është gjëja më e vogël që Rama duhet të kryejë në këto momente.

“I vetmi kryeministër në Europë që e quan normalitet bashkëjetesën me kriminelët është Edi Rama. BE refuzoi një qëndrim të tillë dhe udhëzoi shqiptarët që duhet të çlirohen nga kapja e shtetit. Korrupsioni, trafiku i drogës, dhunimi i pronës publike dhe private janë ato që mbajnë peng integrimin e BE dhe për këtë përgjegjës është Edi Rama. Shqiptarët kanë kuptuar qartë se me Edi Ramën BE është objektiv i pamundur. Dorëheqja është reflektimi më i pakët mbi përgjegjësinë që ka në lidhje me integrimin në Europë. Shqiptarët e kanë të qartë se pengesa e vetme për rrugën drejt BE është edi Rama. Dështimi i Ramës është individual, është i fokusuar vetëm tek ai. Ai zgjodhi të pasurohet në kurriz të shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Ndër të tjera, gjatë fjalimit të saj, kryetarja e LSI falënderoi edhe Shtetet e Bashkuara që i kanë qëndruar pranë vendit tonë edhe në momentet më të vështira./abcnews.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia