close
Bota

KRYEMINISTRI I MALTËS DO TË DORËHIQET NË JANAR

Screenshot_6

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ka njoftuar se do të tërhiqet nga pozita në janar të vitit të ardhshëm, derisa po vazhdon kriza për rastin e një gazetareje të vrarë. Hetimet e deritashme për vrasjen, kanë çuar tek zyrtarët në qeverinë e tij. Ai tha se do t’i kërkojë Partisë së Punës, e cila është në pushtet, që të fillojë procesin për të zgjedhur pasardhësin e tij, më 12 Janar. Demonstruesit kanë kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme në lidhje me hetimin për vdekjen e gazetares hulumtuese, Daphne Caruana Galizia. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia