close
Top LajmeVendi

KRYEMINISTRI I PARË SHQIPTAR BËHET AVOKAT I POPULLIT

Naser-Ziberi

MEXHITI: PYESNI GRUBIN PËR MARRËVESHJEN


U bë gati që të bëhet Kryeministri i parë shqiptar.

Madje edhe e mbajti seancën e para të Qeverisë para objektit.

Kryeministër nuk u bë, por partia e cila e kandidoi, nuk po e len pa post. Ziberi është kandidat për Avokat të Popullit, e BDI dhe shumica e përkrahin zgjedhjen e tij.

IZET MEXHITI, KOORDINATOR I GRUPIT PARLAMENTAR

Z. Mexhiti, pasi që e keni të rëndësishme që premtimet e dhëna para opinionit të përmbushen… Një ndër premtimet kryesore ishte edhe Kryeministri shqiptar. Figura kryesore e asaj fushate, Naser Zyberi, pritet të votohet si Avokat i Popullit. A kanë të drejtë votuesit e BDI-së të ndjehen të mashtruar nga ky premtim, pasi që Kryeministri i parë shqiptar po bëhet avokat.
Sa i përket aspektit profesional, nuk kam aspak dilemë se Z. Zyberi është një prej emrave më të qëlluar që mund ti shërben atij institucioni.
Është e vërtetë që ne premtuam Kryeministrin shqiptar, që nuk arritëm të realizojmë në një afat më të gjatë por do të jetë në një afat 100 ditor.
Për këtë mendoj që duhet ta pyesni Z. Grubi se cila është marrëveshja? A do të jetë Z. Zyberi Kryeministër në ato 100 ditë.

Opozita shqiptare kërkoi nga Ziberi që të tërhiqet sepse në këtë mënyrë po shkaktojnë edhe më shumë revoltë dhe dëshpërim tek qytetarët.

Për shkak se pothuajse të gjithë deputetet e opozitës janë paraqitur për fjalë, nuk pritet që Ziberi sot të votohet, por nesër, e ai ka paralajmëruar se pasi të përfundojë edhe gjithë procedura, do të prononcohet për media. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia