close
Rajoni

KRYEMINISTRI MALAZEZ AKUZON BEOGRADIN

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka deklaruar në zhvillimet e fundit në vendin e tij pas miratimit të Ligjit për liritë fetare janë të implikuar edhe njerëz nga Serbia. Duke folur për televizionin malazez Markoviq tha se këto ngjarje janë shndërruar në qërrim hesapesh me Malin e Zi dhe me të drejtën që shteti të vendosë në mënyrë sovrane për çështjet e brendshme.

Gjithçka nisi me kundërshtimin e Ligjit për liritë fetare nga Kisha Ortodokse Serbe dhe opozita prosebe në Podgoricë. Këto të fundit, të mbështetur edhe nga Beogradi zyrtar, pretendojnë se ligji është diskrimunues, se synon marrjen e pasurisë, ndërkohë që Qeveria dhe mazhoranca parlamenare këmbëngulin se ligji promovon lirtë fetare për të gjitha komunitetet, por se Kisha Ortodokse Serbe posedimin e pronave, sikurse thuhet të siguruara në mënyrë të jashtëligjshme pas vitit 1918, duhet ta provojë me – tapi. Për valën e protestave që shpërthyen nga momenti i miratimit të ligjit, fundvitin e kaluar, kryeministri malazez Dushko Markoviq thotë se ato u shndërruan në qërrim mesapesh me Malin e Zi, me institucionet e tij dhe me të drejtën që shteti të vendos në mënyrë sovrane për punët e brendshme.

‘Këtë atak dhe propagandën e paparë e kanë mbajtur aktorë brenda vendit, por në mënyrë më drastike dhe më të vrazhdët nga shteti fqinj i  Serbisë,’ – deklaroi kryeministri Markoviq për televizionin në Podgoricë duke tërhequr vërejtjen se djegia e flamurit malezez në Beograd është qëndrim i qartë ndaj Malit të Zi. Sa i përket Ligjit të debatueshëm për Kishën dhe opozitën pro- serbe, Markoviq la të kuptohet se nga zbatimi i tij nuk do të hiqet dorë. Sipas tij, autoritetet janë të hapura për dialog, por për të nuk mund të vendos presidenti i Serbisë. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia