close
Rajoni

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i përgjigjet kërkesës së Zelenskyy për të ndaluar turistët rusë në Shqipëri

rama-zelenski.jpg

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy një ditë më parë, përmes një video-fjalimi të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë për ta falenderuar vendin tonë për rolin që ka luajtur në OKB duke dënuar agresionin e Rusisë, i bëri edhe një kërkesë autoriteteve shqiptare në vazhdën e sanksioneve ndaj Moskës.

E në këtë pikë, Zelenskyy kërkoi që Shqipëria të ndalojë hyrjen në vendin tonë të turistëve rusë gjatë këtij sezoni veror.

 

Kësaj kërkese i është përgjigjur sot Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk do të ketë një ndalim të tillë përsa kohë kjo masë nuk është ndërmarrë nga Bashkimi Europian.

Kryeministri theksoi se përsa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, Shqipëria ecën në të njëjtën linjë me BE-në.

Vendimet tona janë gjithmonë të linjëzuar me BE dhe përsa kohë nuk ka një vendim jemi duke vazhduar në të njëjtën rrugë si vitet e shkuara”.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, kreu i qeverisë u nis drejt Varshavës, ku të enjten mbahet konferenca e donatorëve për të ndihmuar Ukrainën, në të cilën edhe Shqipëria, siç bëri të ditur Rama, do të kontribuojë financiarisht. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia