close
Rajoni

KRYEMINISTRI RAMA: NË BE OSE…!

largea_edi-rama-980-prill1429302963

Bashkimi Europian duhet të përmbushë pritshmëritë që kanë shqiptarët dhe gjithë Ballkani ndaj Integrimit Europian, përndryshe hapësira për zhvillimin e islamit radikal do të jetë e madhe.

Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama për të përditshmen britanike, Fajnenshël Tajms. Dhjetë vjet më pare, tha Rama, 98 përqind e shqiptarëve besonin tek amerika, pastaj tek zoti dhe europa. Sot, sipas tij, kjo nuk ndodh më.

Një i ri në Tunisi ose Tobruk ndjen se nuk ka të ardhme, thotë Rama, por në Shqipëri ylli në qiell është Europa. Më tej Rama shpjegon se në Ballkan gjenden muslimanët më proamerikanë dhe proeuropianë në botë, por kjo është duke ndryshuar sipas tij. Dhjetë vjet më parë 98 përqind e shqiptarëve në fillim besonte tek amerika, pastaj tek zoti dhe europa, ka deklaruar rama për Fajnenshël Tajms.

Sot, sipas tij, situata nuk është më njëlloj. Para dhjetë vjetësh sipas Ramës do të kishte qenë e pamundur që shqiptarë të luftonin në vende të tjera, siç ndodh sot në Siri dhe Irak. Kryeministri shqiptar për financial times thotë se Ballkani ka nevojë për Europën dhe Europa ka nevojë për Ballkanin sepse integrimi i Ballkanit është mbi të gjitha një çështje sigurie për Europën. Fajnenshël Tajms shkruan se Edi Rama ka kujtime të mira të çmendinës së izoluar që ishte Shqipëria komuniste e Enver Hoxha, prandaj dhe kërkon kaq me pasion të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe për këtë shkak parasheh rreziqe përpara nëse Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit iu mohohet kjo perspektive- ka deklaruar kryeministri shqiptar, Edi Rama për Fajnenshël Tajms.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia