close
Rajoni

KRYEMINISTRI RAMA QORTON LIDERSHIPIN E KOSOVËS

46B1CE93-80DC-490C-83A2-E575E8A8AEDD

‘DUHET TË RESPEKTOJMË VENDIMET E AUTORITETEVE RESPEKTIVE’


‘Për Kosovën ne mund të flasim , jo të vendosim. U takon autoriteteve të Kosovës të marrin vendimet. Ne duhet t’i respektojmë ato. Ama e njëjta vlen edhe anasjelltas: Për Shqipërinë vendosin autoritetet e Shqipërisë  dhe ata duhet t’i respektojnë vendimet tona’. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Programit Politik të kabinetit të tij të ri qeverisës pëpara deputetëve të  legjislaturës së re të parlamentit në Tiranë.

Në fakt, Kryeministri shqiptar ka zgjedhur parlamentin që të vazhdojë polemikat me lidershipin e Kosovës për mini-shengenin që ndërkohë u shndërrua në Ballkan të Hapur, të inicuar prej tij, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq:

‘Ballkani i Hapur nuk është një lojë e Serbisë, nuk është as një konspiracion rus apo kinez për të ringjallur Jugosllavinë, siç nuk është assesi një rrugë e devijimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian apo nga korniza e Procesit të Berlinit. Jo. Të gjitha janë përralla me gogol për t’u treguar pranë zjarrit dixhital në një luftë nga kolltuku dhe nga facebooku me një armik të deridjeshëm të cilin Kosova, Shqipëria, krejt kombi shqiptar, e kanë mundur përfundimisht si armik në luftën reale me bomba dhe me pushkë, sot e njëzetë e kusur vjet më para, falë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve më të mëdhenj evropianë kundër xhahilit të Beogradit si dhe falë UÇK-së dhe udhëheqësve të saj‘- deklaroi Kryeministri Rama duke nënvizuar se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e luftës, por kjo nuk mund të arrihet duke i mbyllur derën bashkëpunimit rajonal.

Gjatë fjalimit në Parlament, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për rolin e qeverisë së drejtuar prej tij në përmirësimin e pozicionit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut:

‘Kur deri dje, një gjysmësatrapi ballkanik atje në Shkup i trajtonte shqiptarët si pakicë kombëtare, duke bërë sikur bashkëqeveriste me ta, pa e çuar as në mendje t’u hapte rrugë as për të drejtën elementare të barazisë së gjuhës shqipe, si gjuha e një populli pa të cilin ai shtet nuk rri dot në këmbë, sepse shqiptarët në Maqedoni janë popullsi shtetformuese,’- tha kryeministri Rama duke rikujtuar rolin e Zyrës së tij në arritjen e asaj që edhe ai e quajti ‘platformë e Tiranës’./Klan Macedonia/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia