close
Top LajmeVendi

KRYEMINISTRI SPASOVSKI KËRKON SHKARKIMIN E MIZRAHIT

Screenshot_6

Ministrja nuk respektoi kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve


Mbrëmë ish-kryeministri tha që pret veprime konkrete nga Kryeministri aktual, për Ministren e Punës dhe Politikës Sociale, e cila refuzoi ta respekton emrin kushtetues dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Bëhet fjalë për kushtetutë dhe ligj… A po flasim për shtetin e së drejtës? Qeveria e udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate pres që të ndërmerr hapa konkrete që të jenë shembull për respektimin e ligjit dhe të Kushtetutës.” – deklaroi Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Sot erdhi edhe reagimi konkret nga ana e kryeministrit, Oliver Spasovski.

“Unë tanimë e kam ndërmarrë hapin e radhës, e ajo është propozimi deri tek kuvendi për shkarkimin e ministres sepse mund të kemi për gjithçka kompromis dhe mund të flasim për gjithçka por për mosrespektimin e ligjit dhe të Kushtetutës nuk ka kompromis.”– shprehet Kryeministri i Oliver Spasovski.

Ministrja Mizrahi edhe dje kishte mbajtur një Konferencë për media në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale me tabelën Republika e Maqedonisë. Qëndrimi i saj është se këtë tabelë e ka gjetur në Ministri kur e ka marrë funksionin. Përplasjet e fundit në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale janë pasqyruar me publicitet të madh edhe në mediat e Greqisë fqinje. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia