close
Vendi

KRYEMINISTRI ZAEV REZULTON NEGATIV ME COVID-19

743FD684-B3C2-44B3-BF7B-BA08575F6F1D

Pasi Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski publikoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, funksionarë të lartë të Qeverisë dhe të LSDM-së për të cilët pretendohet se kanë patur kontakt me të kanë filluar të testohen. Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në FB ka publikuar se është testuar dhe se ka rezultuar negativ.

“Sot e mora rezultatin e testit për COVID-19 dhe është negativ. Me rëndësi është që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh. Me respektimin e plotë të masave dhe rekomandimeve secili prej nesh mund të jep kontribut për shëndetin publik. Të mbajmë maska mbrojtëse, distancë fizike, t`I shmangim grupimet dhe nëkëtë mënyrë bashkërisht do të fitojmë betejën me COVID-19 = ka shkruar Kryeministri Zoran Zaev në Facebook. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia