close
Bota

KRYEMINISTRIT TË HAITIT I BËJNË ATENTAT

ariel

Pak muaj më parë u vra Presidenti i vendit Jovenel Moïse

Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur  gjatë një atentati kundër Kryeministrit të Haitit Ariel Henry. Ai bashkë me shoqëruesit po largoheshin nga një kishë ku dhe ishte zhvilluar ceremonia e pavarësisë, në momentin që u përballën me plumbat.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një bandë e armatosur hapi zjarr dhe forcat e sigurisë së Kryeministrit Henry iu kundërpërgjigjën. Ky është atentati i dytë që  trondit Haitin brenda pak muajsh. Mbrëmjen e 7 Korrikut u vra Presidenti i Haitit Jovenel Moïse në shtëpinë e tij në Port-au-Prince.

Një grup prej të paktën 28 ​​personash janë të dyshuar për vrasjen, 20 prej të cilëve janë arrestuar, përfshirë dy shtetas amerikanë e ish-ushtarë kolumbanë sulmuan ndërtesën ku jetonte Presidenti me familjen e tij dhe ekzekutuan kreun e shtetit.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia