Kryeministrja e Finlandës: Shqipëria të anëtarsohet në BE

RAMA: MBESHTESIM ANETARESIMIN E FINLANDES NE NATO, ESHTE PRIVILEGJ

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë një vizite zyrtare në Tiranë ku u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Edi Rama, Marin theksoi rëndësinë e integrimit në BE jo vetëm të Shqipërisë, por të gjitha Ballkanit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas takimit me dyer të mbyllura, në një konferencë të përbashkët, kreu i qeverisë shqiptare mbështeti publikisht antarësimin e Finlandës në NATO.

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin, ofroi mbështetjen e plotë të vendit të saj, për antarësimin e Shqipërisë në BE.

“Është jetike që Ballkani Perëndimor të jetë në harmoni, duam të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE. E vlerësojmë rolin tuaj në Këshillin Kombëtar të sigurisë. Nuk ka marrëdhënie më të thellë midis kombeve se sa të jemi aleatë. Ka shumë potencial edhe kur vjen fjala midis marrëdhënieve midis Finlandës dhe Shqipërisë” – tha Sanna Marin, kryeministre e Finlandës

Gjithsesi, kryeministri Edi Rama as para kryeministres së Finlandës, nuk e fshehu skepticizimin ndaj BE-së.

Në përfundim të konferencës, kryeministri Rama I drejtoi publikisht një ftesë homologes së tij Finlandeze.

Lufta në Ukrainë i ka rreshtuar sërish në krah Shqipërinë dhe Finlandën, pasi të dy homologët dënuan agresionin rus, dhe kërkuan më shumë sanksione për Moskën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share