close
Rajoni

KRYESIMI GJERMAN ME BE-në, SHPRESË PËR LIBERALIZMIN E VIZAVE

download

Pas Gjermania do të udhëheq për 6 muaj me këshillin presidencial në Bashkimin Evropian Kosovës i janë ringjallur shpresat për liberalizim vizash.

Me optimizëm e ka parë lidershipi në Kosovë marrjen e udhëheqjes së presidencës së Këshillit të BE-së nga Gjermania.

Ata shpresojnë në një ndikim më të madh gjerman në cështjen e liberalizimit të vizave.

Në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme krahas flamurit të BE-së është vendosur edhe ai i Gjermanisë.

Pos faktorit politik edhe analisti Demush Shashaj flet me optimizëm duke thënë gjasat janë reale që gjatë kësaj kohe të përfundoj procesi i liberalizimit të vizave.

“Gjermania veq është deklaruar pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe e dyta Gjermania është vend më i fuqishëm I BE-së dhe në kuadër të kapacitetetit të saj si kryesuese e BE-së do të ketë mundësi të bollshme për të ndikuar në përshpejtimin e vendimmarjes së liberalizimit të vizave për Kosovën”,tha Shasha.

Ai ka këhsilluar liderishipin në Kosovë të ofrojë dëshmi të bollshme për progress në fushën e sundimit të ligjit dhe në vecanti luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Ai ka përmendur gjithashtu vazhdimin e dialogut dhe funksionimin e gjykatës Speciale.

Udheheqja e Gjermanisë me presidencën e BE-së vjen në kohën kur Europa po përballet me krizë shëndetësore dhe ekonomike për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. /Blerta D.Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia