close
Top LajmeVendi

KRYETARI I ASH-së MERR PËRGJEGJËSINË PËR REZULTATIN ZGJEDHOR

zs

SELA: NUK KA KUPTIM TË JAP DORËHEQJE, KEMI KONGRES NË PRANVERË

Atmosferës së ftohtë pas humbjes në zgjedhjet e fundit lokale, ia zbriti temperaturën edhe më shumë mungesa e energjisë elektrike dhe e ngrohjes në seancën e Kuvendin qendror të Aleancës për Shqiptarët.

Anëtarët duhej të dalin nëpër veturat e tyre për tu ngrohur. E ende pa u nxehur debati mirë, pa u dhënë raporti i degëve për rezultatin në zgjedhjet e fundit, kryetari Ziadin Sela, doli për tu prononcuar për media. E pranon përgjegjësinë për rezultatin zgjedhor, por dorëheqje nuk do të jep, pasi që partia kongresin e rregullt e ka në pranverë.
ZIADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
Edhe në qoftë se ofrohet dorëheqja ime si kryetar partie, atëherë duhet të thirret kongresi, në afat të caktuar që caktohet nga Kuvendi Qendror. Ashtu se ashtu ne sot e shpallim kongresin dhe si rezultat i kësaj, të vetmet organe që funksionojnë deri në kongresin e ri, janë Kryetari i partisë dhe Kuvendi qendror i partisë.
Natyrisht që kam përgjegjësinë përpara strukturave, kam përgjegjësinë edhe për zgjedhjet si Kryetar partie. Mirëpo, dhënia e dorëheqjes sime në këtë situatë, do ta lente partinë pa kreun e partiës. Zhvillime politike ka, dhe unë assesi nuk do të bëja lojën e atyre të cilët nuk ia duan të mirën Aleancës për Shqiptarët.


E kongresi i partisë u caktua më 27 mars të vitit të ardhshëm.
Sa i përket formimit e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Kovaçevski, Sela tha se kjo shumicë nuk ka legjitimitet.

ZIADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
Nuk mund të ketë legjitimitet Kovaçevski, për fakti se ishte Zoran Zaevi që i fitoi zgjedhjet me premtimet dhe programet që i bëri. Assesi ska legjitimitet Ali Ahmeti dhe BDI-ja për shkak se zgjedhjet i fitoi në 2020 vetëm me një premtim dhe ky premtim ishte Kryeministri i parë shqiptar për katër vjet. Me promovim figure dhe improvizim mbledhjesh qeveritare. Dhe vazhdojnë improvizimet. Kuptohet, nuk mund të ketë legjitimitet Alternativa, sepse bashkë me Aleancën për shqiptarët kanë marrë mandat për të sjellë ndryshim brenda shoqërisë shqiptare.

E pyetëm Selën edhe për të punësuarit në institucionet me të cilat menaxhon qyteti i Shkupit. Ata i kanë paralajmëruar se nuk do t’iu vazhdohen kontratat, e shumica prej tyre janë shqiptar. Sela tha se Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që asnjëri i punësuar që e ke respektuar punën të largohet./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia