close
Top LajmeVendi

KRYETARI I FRASH FTOHET NË BISEDË INFORMATIVE NGA POLICIA

facebook_1640531548162_6880888034583394990 (1)

Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini, është thirrur në bisedë informative në stacionin policor në Qendër. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ajdini në rrjetet sociale. Nuk e di çfarë informacioni duan të marrin përveç asaj që veçmë dihet, por gjithsesi unë nesër do t’i informoj për një gjë: kot mundoheni të na friksoni, nuk ja kemi frikën këtij regjimi sepse jemi në anën e e drejtë, në anën e popullit!”,ka shkruar Ajdini.

Supozohet se Ajdini është thirrur në bisedë në polici për shkak të aktivitetit të disa ditëve më parë të Forumit rinor të ASH-së dhe deputetëve të kësaj partie, të cilët e lyen me ngjyrë të kuqe hyrjen e Ministrisë së Drejtësisë, duke protestuar për kërkesën për faljen e të dënuarve Boban Iliç, Seat Koçanin dhe disa të tjerë me dosje kriminele./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia