close
Top LajmeVendi

KSHZ: FLETËVOTIMET E TË PREKURVE ME COVID-19 DO TË HAPEN TË MËRKURËN

admir

Informacionet se dihen rezultatet e votimeve të të sëmurëve me Covid-19 janë spekulime, ato do të jenë të ditura më 15 korrik, të mërkurën, së bashku me votat tjera, pohuan sot nga KSHZ-ja, pasiqë gjatë ditës së djeshme dolën numër i madh i informacioneve, madje edhe tabela me vota të numëruara.

Pasiqë gjatë ditës së djeshme në opinion dhe në rrjetet sociale dolën rezultatet e votimeve të të infektuarve me Covid-19 dhe personave që janë në izolim, sot nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve thonë se informacionet e tilla janë spekulime dhe se votat e të tria ditëve do të numërohen së bashku.


“Gjatë ditës së djeshme kishte mjaft informacione, do t’i quaja spekulime, në lidhje me rezultatet e votimeve të personave që janë pozitivë në Covid-19. Këto fletëvotime do të kthehen në kuti pa mos u hapur, pa mos u nxjerrë prej zarfit dhe do të kthehen në kuti në shtabin themelor zgjedhor”,tha Shabani.

Nga KSHZ-ja gjithashtu i kanë dënuar ashpër publikimet e djeshme në rrjetet sociale, përmes të cilave u bëhej thirrje qytetarëve të  zhgaravisin çfarëdoqoftë në fletëvotim, për çka kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski edhe një herë theksoi se fletëvotim valid do të konsiderohet ai me numër të rrethuar të bartësit të listës me vullnet të shprehur qartë të votuesit, gjithçka tjetër do të konsiderohet jovalide./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia