close
gv

Sipas rezultateve të KSHZ-së, në Gostivar dhe Dibër, më 31 Tetor do të ketë raund të dytë të zgjedhje.

Në Gostivar, sipas KSHZ-së, kanë votuar 31.524 qytetarë. Arben Taravari nga ASH-AAA ka fituar 15.724 vota ose 49.88%

Nevzat Bejta nga BDI-ja ka fituar 2.534 vota më pak. Për të kanë votuar 13.190 ose 41.84%

Kandidati I Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka fituar 909 vota, kurse Renata Elezi nga PDSH-ja – 333 vota. Në këtë komunë ka pasur edhe 1.368 fletëvotime të pavlefshme.

Në Dibër, pas numërimit të 8.046 votave, rezultatet tregojnë se kandidati I ASH-AAA, Bekim Pocesta ka fituar 3.998 vota apo 49.69%, kurse Kryetari aktual I Komunës, Hekuran Duka, ka 285 vota më pak, respektivisht 3.713 apo 46.15%.

Në vendin e tretë është kandidati I PDSH-së, Petrit Klenja me vetëm 37 vota.

ka pasur 298 fletëvotime të pavlefshme./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia