close

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka miratuar sot protokollet e votimit dhe rekomandimet për mënyrën e realizimit të zgjedhjeve të 15 korrikut. KSHZ njoftoi se masat do të duhet të respektohen në përpikshmëri dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse anashkalohet qoftë dhe një hap i vetëm nga protokolli.

Këshilli I posacëm zgjedhor, që do ta zbatojë votimin më 13 Korrik në shtëpitë e personave të infektuar me COVID-19 dhe personave në vetizolim do të përbëhet nga punonjës shëndetësor dhe përfaqësues të partive politike – njoftuan nga KSHZ-ja.

Për dallim nga 13 Korriku, procesi i votimit në shtëpitë e të sëmurve kronikë, më 14 Korrik do të zbatohet nga Këshillat Themelore Zgjedhore.

KSHZ-ja, sic u tha në seancën publike, lidhur me procedurën e votimit më 15 Korrik, është e obliguar që para votimit të kryejë pastrimin dhe dezinfektimin e cdo vendvotimi në vend.

“Të gjithë 3840 vendvotimet do të dezinfektohen nga KSHZ-ja. Në ditën e votimit çdo votues do të duhet të mbajë distancë prej 1 deri 1.5 metër para objektit të votimit dhe në vendvotime. Para hyrjes është I obliguar t`i dezinfektojë duart dhe të mbajë maskë. Asnjë votuesi nuk do t`i lejohet hyrja nëse paraprakihst nuk I ka dezinfektuar duart dhe nuk mban maskë. Maska nxirret vetëm për identifikimin. Këshillat zgjedhore duhet të ulen në distancë të lejuar dhe vazhdimisht të mbajnë maskat mbrojtëse si dhe dorezat” – KSHZ.

Ndërkohë, tashmë 500 punonjës shëndetësor janë shpërndarë në Këshillat e posacme zgjedhore që më 13 Korrik do ta zbatojnë votimin e personave të izoluar apo të vet-izoluar. KSHZ-ja para dy ditëve ka bërë shortin në bazë të listave që i ka marrë nga Ministria e Shëndetësisë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia