close
Top LajmeVendi

KSHZ: NUK DO TË KETË RIVOTIM NË ASNJË VENDVOTIM

maqedonia voton

Pas refuzimit të të gjitha ankesave nga partitë politike për rrethin e parë të Zgjedhjeve Lokale 2021, KSHZ-ja ka njoftuar se në asnjë vendvotim nuk do të ketë rivotime.

Janë numëruar 99.99% e votave. Jehona është 51.44% apo 8.07% më pak se në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Nga gjithsejt 1.824.864 votuesit e regjistruar kanë votuar 938.631 qytetarë. Jehona më e lartë është shënuar në Komunën Llozovë – 78.23% kurse më e ulët në Qendrën Zhupë – 25.78%.

Në rrethin e parë, zgjedhjet kanë përfunduar në 34 Komuna. VMRO-DPMNE-ja ka fituar 22 Komuna, LSDM-ja – 9, kurse BDI-ja – 3.

Më 31 Tetor, qytetarët në 46 Komuna dhe Qytetin e Shkupit do të zgjedhin Kryetarët që në katër vitet e ardhshme do të ushëheqin me komunën e tyre.

Pas refuzimit të ankesës për vendvotimin 0543 në Dibër, ASH-AAA kundër vendimit të KSHZ-së, kanë paralajmëruar se do të dorëzojnë padi në Gjykatën Administrative.

Vendimi për rivotimin eventual në këtë vendvotim do të miratohet nëse pranohet ankesa dhe nëse votat mund ta ndryshojnë rezultatit e zgjedhjeve./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia