close
Top LajmeVendi

KSHZ NUK PËRZIHET NË EMËRIMIN E KRYESHEFAVE NË MPB

Screenshot_6

A do ta shkaktojë stavrevski krizën e parë në qeverinë teknike?


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u shpall si i jo kompetent për të vendosur për dilemat që u hapen në MPB pas emërimit të Risto Stavrevskit në postin e kryeshefit të SPB-së-Shkup.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton se vendimi për emërimin në pozitën udhëheqëse nën numrin 13.3.1 -25/3, nuk përfaqëson akt, apo dokument që ka të bëjë me çështje juridike, kadrovike dhe financiare që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve.” – tha Oliver Derkovski, Kryetar i KSHZ-së.

Zëvendësministrja, Sllavjanka Petrovska e kundërshtoi këtë vendim, për shkak se Stavrevski dëgjohet në  “bomba” duke i dhënë raport ministres së atëhershme Jankullovska.

“Në Kumanovë na ka mbetur vetëm me Bobanin ta kryejmë, i dhamë listat e “rezervistëve” që ishin nëpërmjet Antonios. E tani duhet t’i vizitojmë të gjithë, a nuk janë pak, janë rreth 800 mezi se i gjetëm. Ai le të vazhdojë me këta… Po, e në mëngjes me “branitellat” , t’i kapim edhe rezervistët dhe ajo është maksimumi ministre, më nuk dimë se çfarë të bëjmë.  -Tanimë të gjithë, edhe firmat, edhe punëtorët e fabrikave të falimentuara, edhe të pakënaqurit, dhe të vjetërit, kriminelët të gjithëve më.”

Edhe përkundër këtij fakti, VMRO DPMNE do të mbetet në vendimin e tyre, që Stavrevski të mbetet kryeshef i SPB-Shkup.

“Si VMRO DPMNE mbetemi në këtë qëndrim, si për qëndrimet për temat tjera për të cilat kemi folur publikisht. Ne nuk jemi LSDM, apo Zaev dhe Spasovski që gjatë një dite t’i ndryshojmë qëndrimet.”-  shprehet Igor Janushev, Sekretar i Përgjithshëm i VMRO DPMNE-së.

LSDM ende nuk është prononcuar në lidhje me vendimin e KSHZ-së dhe konfirmimin nga ana e VMRO DPMNE-së se nuk do të ndryshojnë qëndrimin, por pritet që këtë ta bëjnë gjatë ditës, pasi zëdhënësi i partisë ka thirru konferencë për media. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia