close
Vendi

KSHZ: SOT JANË PARAQITUR 257 VOTUES TË KONTESTUESHËM

kshz

Para dy ditësh KSHZ-ja e publikoi listën e 39. 502 personave të cilët konsiderohen si votues të dyshimtë  në Listën zgjedhore dhe bëri thirrje publike që të paraqiten dhe të vërtetojnë të drejtën e tyre për votim. Përgjithësisht sot, 28 korrik, deri ora 13:00 gjithsej, 257 qytetarë kontrolluan emrat e tyre.

Prej tyre, 31 persona janë paraqitur në zyrat rajonale dhe në zyrat shtesë të KSHZ-së, përderisa 226 qytetar paraqitjen e kanë realizuar përmes veb-aplikacionit të KSHZ-së thonë nga KSHZ-ja.

Gjatë pasditës mundësinë për paqraqitje e kanë shfrytëzuar gjithsej 122, personalisht në zyrat rajonale të KSHZ-së, ndërsa në Zyrat shtesë të KSHZ-së janë paraqitur pesë qytetarë, ndërsa opsionin për paraqitje elektronike e kanë shfrytëzuar 117 qytetarë.

Regjistimet e kontestueshme në listën Zgjedore ku u hasën mosdakordësime të të dhënave për qytetarët erdhën në shprehje menjëherë pas kontrollëve të kryqëzuar të terrenit. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia