Masat e reja nga Komisioni për Sëmundjet Infektive
Komisioni për Sëmundje Infektive, sot ka propozuar që të hiqet urdhëri për t’u mbajtur maskat mbrojtëse në ambientet e mbyllura, përpos në spitale, barnatore, shtëpitë për persona të moshuar dhe në autobuse, në vendet tjera vetëm vullnetarisht.
“Gjendja momentale epidemiologjike na mundëson të propozojmë lehtësimin e masave. Propozojmë të hiqet bartja e obligueshme e maskave në ambiente të mbyllura. Edhe pse urdhëri hiqet, gjithsesi apelojmë që më të mosuarit dhe të sëmurit kronik të mbajnë maskë kur hyjnë në objekte të mbyllura”, tha Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI-së.
Gjithashtu, është propozuar që të mos ndiqen kontaktet që ka patur i infektuari dhe të mos kërkohet izolim për të njejtit. Tani ngelet që Qeveria t’i miratojë në seancë qeveritare.
/KlanMacedonia/