close
Top LajmeVendi

KSI: S’ka masa restriktive – vendi në ”Zonë të gjelbërt”

KSI_Petlickovski

“KAPACITETE TË MJAFTUESHME PËR PËRKUJDESJE NDAJ PACIENTËVE”

Komisioni për Sëmundje Infektive në takimin e sotëm ka shqyrtuar situatën aktuale epidemiologjike dhe ka konstatuar se për 79.9 % ka rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19. Pavarësisht rritjeve enorme të infektimeve të reja, autoritetet thonë se situata epidemiologjike është nën kontroll dhe se s`ka nevojë për masa shtesë restrictive, raporton Klan M.

Komisioni për Sëmundje Infektive, në takimin e sotëm, ka konstatuar se RMV-ja gjendet në zonë të gjelbërt me kapacitete të mjaftueshme për përkujdesjen ndaj pacientëve me COVID-19.

Konform metodologjisë së përcaktimit të rrezikut nga COVID-19, sic njofton KSI-ja, merret parasysh edhe përqindja e rasteve të hospitalizimeve, përqindja e shtretërve të lirë nëpër spitale, si dhe numri me sëmundje të rënda dhe I rasteve të vdekjeve si pasojë e koronavirusit.

Në këtë takim është shqyrtuar dhe cështja e qasjes së testeve për COVID-19, ku KSI-ja rekomandoi dyfishimin e kapaciteteve për testime në institucionet kompetente, si dhe ndjekjen e situatës për mundësimin eventual të kapaciteteve plotësuese atje ku do të ketë nevojë.

KSI-ja për momentin nuk rekomandon masa shtesë restriktive dhe bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes për shëndetin e tyre, t`u shmangen vizitave në hapësira të mbyllura dhe të pa ajrosura. Nëse qëndrojnë në hapësira të këtilla, KSI-ja rekomandon mbajtjen e distancës dhe maskave mbrojtëse. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia