close
Top LajmeVendi

KU NGELËN BISEDIMET PËR KOALICIONET TEK OPOZITA?

Screenshot_7

Në heshtje, pa prezencën e mediave, Sela takoi krerët e Lëvizjes Besa dhe të Alternativës, Kasamin dhe Gashin. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se Sela po punon vazhdimisht në drejtim të jetësimit të idesë për koalicion trepalësh me Besën dhe Alternativa.
Asgjë konkrete nuk kanë për të thënë as nga Lëvizja Besa.

Idenë për koalicion mes tre partive e inicioi Sela, që një ditë më vonë, Kryetari i Besës të dalë me ide që në këtë koalicion të përfshihen edhe PDSH-ja dhe RDK-ja, por megjithatë, nga partia e Kasamit nuk kanë përgjigje në pyetjen se a do të bëjnë koalicion me PDSH-në dhe RDK-në nëse nuk arrijnë marrëveshje me Aleancën dhe Alternativën.

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi, u pyet disa herë se a ekziston mundësia edhe më e vogël për koalicion me Besën, por ai as që kishte dëshirë që të diskutohet për këtë çështje. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia