close
Rajoni

KUFIRI BeH-KROACI: PLAGOSEN 18 MIGRANTË

Screenshot_6
Tetëmbëdhjetë migrantë u plagosën përderisa u përpoqën të arrijnë në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Evropian, përmes kufirit të Bosnjës me Kroacinë, thanë zyrtarët boshnjakë të mërkurën. Migrantët, të gjithë burra nga Pakistani dhe Iraku, u dërguan në një spital nga policia, thanë zyrtarët, duke mos pranuar të japin detaje të tjera.
Ende nuk dihen detajet e incidentit. Mjekët thanë se gjashtë prej tyre duket se kishin lëndime të rënda. Më shumë se 40.000 migrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Bosnje që nga viti i kaluar, me shpresën për të kaluar në Kroaci dhe që andej në Evropën perëndimore.
Ka pasur akuza ndaj policisë kroate, për përdorim të dhunës gjatë dëbimit të migrantëve, në zonën kufitare, por pretendimet vazhdimisht janë mohuar nga zyrtarët kroatë. /Klan Macedoni/       
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia