close
Vendi

KUFIRI ME GREQINË MBETET I MBYLLUR DERI MË 12 TETOR

EE9E3CAB-634D-4DD4-92D3-65F062D0D5AC

Dy vendimet ministrore që kanë të bëjnë me kufizimet e përkohshme të lidhjeve të vendit përmes trafikut tokësor, detar dhe ajror dhe ndalesës për hyrje të shtetasve nga vendet e treta, Greqia I ka vazhduar deri më 12 Tetor – ka njoftuar korespodentja e Agjencisë së Lajmeve MIA nga Athina.  

Lidhur me kufijtë tokësorë, kufizimet, “për shkaqe preventive për mbrojtje të shëndetit publik nga përhapja e mëtutjeshme e coronavirusit në territorin grek” janë për periudhën kohore prej 1 deri më 12 shtator 2020, ndërsa për turistët dhe shtetasit e huaj për të cilët nuk ekziston ndalesë, është e lejuar hyrja vetëm përmes Bullgarisë, përkatësisht përmes vendkalimit kufitar Promahonas dhe vetëm me test molekular negativ për Covid-19 të bërë deri 72 orë para arritjes.

Nga vendkalimet e tjera kufitare që janë të hapura, përkatësisht Kakavijë dhe Kristalopigi drejt Shqipërisë, Evzoni (Bogorodicë) drejt Maqedonisë së Veriut, Nimfea drejt Bullgarisë dhe Kipi drejt Turqisë, hyrja në Greqi është e lejuar vetëm për kategori të caktuara dhe gjithashtu me test negativ PCR.

Përjashtim bëjnë edhe disa kategori të caktuara të qytetarëve, siç janë personeli mjekësor dhe punonjësit shëndetësorë, ata të cilët kanë leje qëndrimi në ndonjë vend anëtar të BE-së apo vende nga Zona e shengenit, anëtarë të misioneve qeveritare, diplomatë, transportues, vozitës të kamionëve që bartin mallra, udhëtarë tranzit, studentë, persona të cilët kujdesen për persona të moshuar dhe persona me invaliditet, si punëtorë bujqësorë sezonal.

Bëhet fjalë për dy vendime ministrore, që muajve të kaluara vazhdoheshin çdo dy javë. Vazhdimi I fundit ishte për periudhën 16-30 Shtator, kurse nga sot (1 Tetor) hyjnë në fuqi vendimet e reja, që mbrëmë ishin publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia