close
i-nxehti-afrikan-nxeht-780×445

Mjekët: Goditjet nga dielli shkaktojnë probleme shëndetësore

Temperaturat e larta që pritet të na shoqërojnë në ditët në vijim mund të jenë problem për shëndetin tonë. Mjekët thonë se qëndrimi në diell apo në ambjente të nxehta mund të jenë edhe fatale për ne. Por si ta kuptojmë kur jemi prekur dhe duhet të kërkojmë ndihmën e specialistëve?

Anisa Lapi: Simptomat e të nxehtit janë temperatura të larta trupore, dhimbje koke, ngërce muskulare, dhimbje muskulare, duhet të kemi parasysh që goditja nga të nxehtit ka probleme serioze qoftë dhe shenja që vijnë nga dehidrimi deri në humbje të koshiencës qoftë dhe të jetës.

Të moshuarit dhe fëmijët janë padiskutim personat më të riskuar të cilët duhet të bëjnë kujdes të shtuar përgjatë verës.

“Të evitojmë dalje nga ora 11 deri në 15, të jemi të veshur me veshje pambuku, të mbajmë syze, çadra dhe kapele. Duhet të jemi të hidratuar mirë që do të thotë dhe nëse s’kemi etje, duhet të pijmë, vaktet duhet të jenë të lehta me përmbajtje zarzavate dhe fruta.”

Mjekët referojnë se në vitet e shkuara kur termometri ka kaluar 40 gradë në poliklinika janë shtuar mjaft rastet e pacientëve me probleme të dehidrimit dhe goditje nga dielli.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia