close
081432C4-11EB-496B-AA59-2C584B06C41A_w1200_r1_s

MPJ paralajmëron që të mos udhëtohet në qytetin kinez Vuhan dhe në rrethinë


Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit të rrezikshëm në Kinë, nga i cili deri më tani ka 20 viktima, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut i paralajmëron qytetarët që të mos udhëtojnë në qytetin Vuhan dhe në rrethinën e tij. Qyteti është i izoluar dhe i çkyçur nga lidhjet e transportit, por edhe krahas këtyre masave të sëmurë me virusin korona ka edhe në SHBA, Japoni dhe në vende të tjera.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut u kyçën në paralajmërimet globale, qytetarët të mos udhëtojnë në qytetin kinez Vuhan, ose në rrethinën e tij, për shkak të rrezikut të përhapjes së korona virusit nga i cili qindra persona janë të sëmurë, ndërsa 20 kanë humbur jetën. Autoritetet kineze, si masë preventive, e kanë kufizuar hyrjen dhe daljen nga qyteti Vuhan, ndërsa transporti hekurudhor, i autobusëve dhe ai ajror janë në ndërprerje të plotë.

“Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit, Ministria e Punëve të Jashtme rekomandon të mos udhëtohet në qytetin Vuhan dhe në rajonin më të gjërë, duke pasur parasysh edhe masat preventive që i marrin autoritetet kineze, me kufizim të lëvizjes. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për informacione më të detajuara mund të drejtohen te ambasada në Pekin.” -theksojnë nga MPJ.

Shifrat më të reja tregojnë se numri i viktimave nga virusi korona në Kinë ka shkuar në 26 persona. Një nga pacientët e vdekur është nga provinca fqinje Hebei, për çka restriksionet janë vënë në hapësirë më të madhe, përfshinë dhjetëra qytete me gjithsejt 20 milionë banorë. Një viktimë tjetër është nga krahina Heiloxhiang, e cila kufizohet me Rusinë, që është posaçërisht shqetësuese për shkak të përhapjes së mundshme të virusit në këtë drejtim. Deri më tani në Kinë janë regjistruar gjithsejt 800 të sëmurë, nga disa raste ka edhe në Tajlandë, Tajvan, Korenë e Jugut, Japoni, Vietnam, Singapor dhe në SHBA. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia