close
KultureVendi

KULTURË: GOSTIVARI BËHET ME TEATËR PROFESIONIST

Screenshot_3

Rushidi: Teatri i Gostivarit do të ketë mbarëvajtje


Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi vendimin për themelimin e Institucionit Nacional “Teatri i Gostivarit” i cili pritet të fillojë me punë për një periudhë të shkurtër kohore. Gjithashtu Ministria e Kulturës ka formuar grupin e punës për themelimin e këtij Teatri, ku bëjnë pjesë regjisori Sulejman Rushidi dhe aktorët Berat Saliu dhe Argjend Hasani.

Teatri i Gostivarit, do të ketë jetë, mbarëvajtje dhe zhvillim shumë të mirë e pozitiv, pasi që Gostivari e ka dëshmuar se ka spectator për të patur një teatër shprehet regjisori Sulejman Rushidi.

Shoqata “Fishta” dhe Festivali “Othello” janë promotor të themelimit të Teatrit të Gostivarit, ku deri më tani janë realizur mbi 18 projekte ose shfaqe teatrale, shprehen aktorët.

Ndryshe në Gostivar fillon edicioni I dytë me rradhë I festivalit “Othello” ku  nga 5 deri më 9 nëntor, do të prezantohen trupat e teatrove  kombëtare të Tiranës, Prishtinës, Ferizajit, dhe Shkupit. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia