close
KultureTop LajmeVendi

KULTURË: PREZANTOHET PROPOZIM-BUXHETI PËR 2019-ën

Screenshot_2

Ademi: Rritje të veprimtarive kulturore


Ministri i Kulturës Asaf Ademi me anë të një konference për shtyp prezantoi sot propozim-buxhetin për vitin 2019. Sipas Ademit, ky buxhet është më i lartë nga viti paraprak dhe ka rritje të veprimtarive kulturore.

Tre miliardë e 140 mln e 216 mijë denarë është vlera e propozim-buxhetit për vitin 2019 në sferën e kulturës. Këtë e bëri të ditur ministri i Kulturës Asaf Ademi me anë të një konference për shtyp.

‘Propozim-buxheti arrin vlerën prej 3 miliardë e 140 milionë e 216 mijë denarë. Buxheti i vetë Ministrisë së Kulturës është 215 mln e 50 mijë denarë, ndërsa buxheti për financimin e veprimtarive është 2 miliardë e 925 milionë e 166 mijë denarë. Diç më shumë se 92% i mjeteve të planifikuara nga buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës janë paraparë për veprimtarinë nga sfera e kulturës, ndërsa 8% për shpenzimet e administratës.’ – tha Asaf Ademi – Ministër i Kulturës.

Sipas Ademit, poashtu ka rritje edhe të transfereve në veprimtaritë folklorike, muzikore dhe biboliotekari.

Kemi 13 % rritje të transfereve në veprimtaritë e folklorit dhe veprimtarinë skenike muzikore dhe 10% në manifestimet kulturore artistike. Në veprimtarinë bibliotekare parashikojmë rritje drastike, parashihen 14 mln denarë apo 1.8 mln denarë më shumë se vitin e kaluar.’-shprehet Asaf Ademi – Ministër i Kulturës.

Poashtu, ministri Ademi theksoi se janë paraparë 50 mln denarë për rikonstruktimin e Teatrin Shqiptar të Shkupit, ndërsa për përfundimin e fazës së parë të objektit të teatrit të Tetovës janë paraparë 100 mln denarë. /Blerona Jakupi/

 

 

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia