close
Top LajmeVendi

KUMANOVË: 7 RASTE TË REJA ME COVID-19 DHE DY VIKTIMA

images

Edhe 7 raste të reja të infektuar me COVID 19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e  Kumanovës duke e çuar në 129 në total numri e të prekurve. Për fat të keq janë regjistruar edhe dy viktima të reja nga virusi Korona duke e ngritur numrin e të vdekurve në 7.  Në Qendrën për shëndet public përpos që I  pohuan këto të dhëna për TV Klan Maqedonia, gjithashtu na njohtuan edhe për aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me testimin e qytetarëve me simptoma.

“Deri në këto momente kemi 7 raste të konfirmuara me COVID-19, sot që nga orët e hershme jemi duke punuar, duke bërë testime të ndryshme, vetëm në spital i kemi bërë 70 testime, 20 prej tyre me “Termini Im”, 19 të tjra në teren sipas indikacioneve epidemiologjike”, shtoi mes tjerash Arifi.

Ndër viktimat është edhe një polic I moshës 52 vjeçare. Këtë rast e konfirmoi edhe ministri I MPB , Naqe Çulev, I cili sot qëndroi në Spitalin e Kumanovës.

“Bëhet fjalë për viktimë të parë nga radhët e  Policisë kufitare të Stacionit policor për mbykqyrje të kufirit në qendrën veriore rajonale. Por , kemi edhe 12 pjestarë tjerë të MPB të infektuar me Virusin COVID 19“ tha pos tjerash ministri Çulev.

Ndërkohë , Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim po ndërmerr një sere aktivitetesh për parandalimin e zgjerimit të virusit COVID 19, si dhe masa të shtuara të dezinfektimit nëpër institucionet shtetërore, ndërkaq qytetarëve u apelohet që tu përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore dhe qeveritare.

Edhe përkundër të apeleve dhe rekomandimeve të parreshtura, megjithatë qytetarët nuk po u përmbahen të njejtave e sidomos para bankave në Kumanovë, siç mund të vërehet edhe nga regjistrimi I kamerës sonë./TvFesta&KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia