close
Top LajmeVendi

KUMANOVË: DY VITE NGA NGJARJA NË LAGJEN E TRIMAVE

Lagjia-e-Trimave-Kumanovë

Kanë kaluar plot dy vite nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku humbën jetën 10 pjestarë të grupit të armatosur dhe tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa katër të tjerë u plagosën rëndë.

 Mëngjesi i hershëm i atij maji kishte ardhur me një pamje krejt tjetër. Banorët edhe sot i kanë në mendje krismat e hershme të atij mëngjesi të frikshëm. Askush nuk kishte njohuri se çër çka bëhej fjalë. Por, ai mëngjes maji ishte ndryshe. Ato krisma ishin tjera. Ata pak pak banorë që kishin dalë prej shtëpie atë mengjes, kryeisisht xhemati i xhamisë aty afër që po e kryente ritualin e zakonshëm të faljes së namazit, kishin qenë të befasuar nga kordoni policer i cili nuk po ua mundësonte atyre kthimin në shtëpitë e tyre. Dyert e oborreve ishin bllokuar, rrugicat ishin mbushur me policë dhe automjete të blinduara, kurse breshëria e të shtënave paralajmrontre një ditë të vështirë, të mbushur me frigë e pasiguri.

Gjatë të shtënave jetën e humbën Isamedin Osmani, Lubisha Arangjeloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Zharko Kuzmanovski, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stojmenoviq.

Në këmbimzjarrin tetë pjesëtarë të forcave policore, ishin vrarë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Për ngjarjet në Lagjen e Trimave, nga shkurti i vitit 2016 në Gjykatën penale të Shkupit ende  zhvillohet seancës gjyqësore kundër 29 personave të cilët ngarkohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë para Gjykatës u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Rasti më vonë u bashkua me rastin “Vetëtima”, në të cilin zhvillohet procedurë kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagjja e trimave”, me çka numri i të akuzuarve është rritur në gjithsej 37. Procesi gjyqësor për të akuzuarit në këtë rast akoma zgjat.  Ndërkaq, seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës e cila duhete të mbahet ende është anuluar me kërkesë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e trimave një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia