NXËNËSIT KËRKOJNË MËSIM TË KOMBINUAR
Për dallim nga protestat e dy ditëve të para të vitit të ri shkollor, kur protestuan vetëm nxënës shqiptarë, pasditën e së dielës atyre në protesta iu bashkangjitën edhe nxënës e prindër maqedonas si të shkollave të mesme poashtu edhe të atyre fillore. Kërkesat janë të njejtat që nga fillimi, që mos të mbahet vetëm mësim online nga distanca por mësim i kombinuar edhe me prezencë fizike.
“Së bashku me nxënësit e shkollave të mesme maqedonase edhe ne shqiptare tashmë tre ditë bojkotojmë me të vetmen arsye që ti themi stop mësimit online, duam kërkesat e tona të merren parasysh sa më shpejtë dhe të fillojmë vitin shkollorë me prezencë fizike”, tha mes tjerash një nxënëse.
“Jemi mbledhur sot që të protestojmë kunndër mësimit online, duam të vijojmë mësimet në shkollë. Nuk duam të mbajmë mësimet online pasi që nuk janë të suksesshme”, tha mes tjerash një nxënës
“Vlerësoj se fëmijët tanë me respektimin e masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19 është e sigurt të kthehen në shkolla. Gjithëçka tjetër u hap si kafenetë, restorantet, këndet e lojrave pastaj kemi grumbullime para Bankave, e për këtë nuk më duket logjike se si mundet Virusi Korona të ekzistojë në shkolla e jo në vendet e lartëpërmendura”, tha mes tjerash një prind.
Nxënës e prindër paralajmëruan se do të protestojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre edhe për prani fizike të nxënësve nëpër shkollat e tyre./KlanMacedonia