close
Vendi

KUMANOVË: VETËVRITET NJË 11 VJEÇAR

Varje-780×439

Një djalosh 11 vjeçar nga Kumanova, ka bërë vetëvrasje duke u varur në litar.

Nga Sektori për Punë të Brendshme të Kumanovës, konfirmojmë se bëhet fjalë për vetëvrasje të një djaloshi të mitur, i cili aktin e ka kryer në shtëpinë e familjes në rrugën “Gjorçe Petrov” në lagjen “Pero Çiço”.

Ashtu siç njoftojnë autoritetet, djaloshi është gjetur i vdekur në dhomë. Në fyt ka pasur një rrip të pëlhurës nga xhaketa të varur për dorezën e vitrinës.

Rastin në polici e ka paraqitur mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore të Kumanovës, ndërkaq ende nuk dihen motivet e vetëvrasjes. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia